Mbi 1 700 persona, përfshirë shumë britanikë dhe irlandezë, janë izoluar në një anije turistike që mbërriti në Bordeaux të Francës pas vdekjes së një pasagjeri dhe dyshimeve për shpërthim gastroenteriti.
Viktima ishte një 90-vjeçar, ndërsa rreth 50 pasagjerë të tjerë kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.
Autoritetet shëndetësore po kryejnë teste për të verifikuar praninë e mundshme të norovirusit.
Në bord ndodhen gjithsej 1 233 pasagjerë dhe 514 anëtarë të ekuipazhit.
Anija “Ambassador Cruise Line” ishte nisur më 6 maj nga Ishujt Shetland dhe kishte ndaluar në Belfast, Liverpool dhe Brest para mbërritjes në Bordeaux, prej nga planifikohet të vazhdojë drejt Spanjës.










