Në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, deri në orën 15:00 kanë votuar 5.064 qytetarë, ndërsa dalja në votime ka arritur në 31,17 për qind, tregojnë të dhënat e publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përcjell tetova1
Vetëm gjatë periudhës nga ora 13:00 deri në orën 15:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar edhe 1.733 qytetarë. Kjo ka bërë që dalja në votime të rritet për 10,67 pikë përqindjeje krahasuar me të dhënat e orës 13:00, kur pjesëmarrja ishte 20,50 për qind.
Sipas të dhënave paraprake, deri në orën 09:00 kishin votuar 400 qytetarë, apo 2,46 për qind e votuesve. Ndërkaq, deri në orën 11:00, numri i qytetarëve që kishin shfrytëzuar të drejtën e votës arriti në 1.480, përkatësisht 9,11 për qind.
Të dhënat tregojnë gjithashtu dallime të konsiderueshme në pjesëmarrjen e votuesve mes vendvotimeve. Dalja më e lartë deri në orën 15:00 është regjistruar në vendvotimin 2044, me 59,62 për qind, ndërsa më e ulëta në vendvotimin 2036/1, me 12,43 për qind.
Të dhënat për orën 15:00 përfshijnë të gjitha 24 vendvotimet në Komunën e Bërvenicës. Në Listën Zgjedhore për këtë komunë janë të regjistruar gjithsej 16.256 votues./tetova1.mk
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











