Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës së 109-të, miratoi sot Ligjin e ri për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. Pas votimit të ligjit, Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti përmes një postimi në rrjetet sociale e cilësoi miratimin e ligjit si një fitore të interesit publik, duke theksuar se me këtë vendim bixhozi do të largohet nga afërsia e shkollave, zonave të banuara dhe familjeve, përcjell tetova1
Postimi i plotë i Mexhitit:
“E realizuam! Sot kaloi Ligji i ri për lojërat e fatit!
Bixhozi larg shtëpive tona, larg shkollave tona, larg fëmijëve tanë dhe larg familjeve tona.
Sot fitoi interesi publik. Urime!”, ka shkruar Mexhiti./tetova1.mk










