Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Nga nesër pritet rritje e temperaturave, të cilat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, përcjell tetova1
Në orët e mëngjesit, në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës, ndërsa pasdite dhe në orët e mbrëmjes priten reshje të herëpashershme lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 8 deri në 13 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa pasdite priten reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 12 gradë Celsius.
Lexo edheMoti sot në Maqedoni me vranësira, intervale me diell dhe reshje të mundshme shiuEdhe në ditët në vijim pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu me intensitet të ndryshëm. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa nga e mërkura herë pas here pritet të jetë e fortë, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit./tetova1.mk
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












