Ministria e Punëve të Brendshme rikujton qytetarët se vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues, në përputhje me ndryshimin e ligjit për sigurinë në komunikacion, përfundon më 31.12.2024. Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ende patentë shoferin me emrin e vjetër kushtetues të rregullojnë patentë shoferin para afatit, për të mos krijuar kaos të panevojshme.
“Të gjitha ambientet e ministrisë dhe sportelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t’u shërbejnë qytetarëve për të shkëmbyer patentë shoferët brenda afatit të rregullt deri më 31.12.2024, pa vonesa dhe turma.Dorëzimi i dokumenteve dhe fotografimi për patentë shofer në sportele bëhet pa nevojën e caktimit të terminit në të gjitha pikat për nxjerrjen e dokumenteve personale në shërbimet administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, theksojnë nga MPB.
Më shumë për këtë
40 vjeçari rrezikon të mbeter pa veturë, kapet duke vozitur pa patentë shoferiMaqedoni · 6 ditë më parë
Çarshia e Vjetër e Shkupit me hyrje të re, pllakat e dëmtuara zëvendësohen me travertinMaqedoni · 7 ditë më parë
“Mallkimi” i Topit të Artë? Tre fituesit e fundit përfundojnë me lëndime të rënda pak kohë pas triumfitSport · 5 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











