Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ndjekja e motrës që ishte “arratisur” me një veturë përfundon me aksident dhe arrestimin e vëllaut, voziste pa leje

Ndjekja e motrës që ishte “arratisur” me një veturë përfundon me aksident dhe arrestimin e vëllaut, voziste pa leje

Më 12.10.2026, në ora 01:00, në SPB Tetovë, S.H. (28) nga fshati Lacë, rajoni i Tetovës, ka raportuar se motra e tij I.Z. (27) është larguar nga shtëpia me një automjet “BMW”. Sipas denoncimit, derisa ai me një automjet “Seat” po ndiqte automjetin “BMW” në të cilin ndodhej motra e tij, automjeti “BMW” ka goditur automjetin e tij dhe e ka dëmtuar, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes është vërtetuar se S.H. e drejtonte automjetin “Seat” pa leje drejtimi, me ç’rast ai është privuar nga liria, kurse automjeti është konfiskuar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme