Trendy

Nesër disa fshatra të komunës së Tearcës do të mbeten pa energji elektrike

Para 1 orë

Për shkak të punimeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrodistributiv, nesër, e mërkurë 13 maj 2026, një pjesë e banorëve në rajonin e Tetovës do të mbeten pa furnizim me energji elektrike, përcjell tetova1

Në fshatin Tearcë, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 14:30, konkretisht në pjesën pranë objekteve afër xhamisë. Në të njëjtin interval kohor, nga ora 09:00 deri në 14:30, pa rrymë do të mbetet edhe një pjesë e fshatit Leshkë.

Gjithashtu, nga ora 09:30 deri në 14:00, ndërprerje e energjisë është paralajmëruar edhe për një pjesë të objekteve në fshatin Otushishtë, në zonën që administrativisht i takon Tearcës.

Në të njëjtin termin, pa energji elektrike do të mbeten edhe një pjesë e fshatit Shemshevë, si dhe një pjesë e fshatit Gllogjë, konkretisht objektet përgjatë rrugës për në fshatin Jelloshnik.

Nga shërbimet kompetente apelojnë që qytetarët në këto zona t’i përshtatin me kohë obligimet e tyre. Ndërprerjet janë të planifikuara dhe realizohen me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike./tetova1.mk

Trending