Trendy

Nesër pjesë të Tetovës dhe dy fshatra do të mbesin pa energji elektrike

Para 1 muaj

Për shkak të punimeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrodistributiv, nesër, e enjte 14 maj, disa lokacione në rajonin e Tetovës do të mbesin pa furnizim me energji elektrike, përcjell tetova1

Sipas njoftimit për ndërprerjet e planifikuara, pa energji elektrike do të jenë këto zona:

Orari i ndërprerjeve për datën 14.05.2026:

• TETOVË – pjesë e lagjes Jashtë Vardarit
Koha: nga ora 09:00 deri në ora 14:00

• REÇICË E VOGËL – pjesë e Reçicës së Vogël
Koha: nga ora 09:30 deri në ora 14:00

• PALLATICË – pjesë e fshatit Pallaticë
Koha: nga ora 09:30 deri në ora 14:30

Nga shërbimet kompetente bëjnë të ditur se ndërprerjet janë të domosdoshme për realizimin e punimeve teknike me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së rrjetit elektrik./tetova1.mk

Trending