Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

“Nuk jemi Kuba apo Venezuela”, Irani paralajmëron SHBA-në: Nuk do të presim të na sulmoni të parët! Teherani kërcënon me kundërpërgjigje ushtarake

“Nuk jemi Kuba apo Venezuela”, Irani paralajmëron SHBA-në: Nuk do të presim të na sulmoni të parët! Teherani kërcënon me kundërpërgjigje ushtarake

Irani ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke bërë të ditur se nuk ka ndërmend të presë një sulm të ri amerikan përpara se të ndërmarrë veprime ushtarake. Zëvendësministri i Jashtëm iranian për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare, Kazem Gharibabadi, deklaroi se Teherani dyshon se Uashingtoni mund të jetë duke përdorur negociatat diplomatike për të fituar kohë dhe për të përgatitur një operacion të ri ushtarak.

Duke folur për televizionin shtetëror iranian, në një intervistë të transmetuar edhe nga agjencia e lajmeve Fars, Gharibabadi theksoi se vendi i tij nuk do të qëndrojë në pritje përballë kërcënimeve amerikane.

 

“Ne nuk do të presim që Shtetet e Bashkuara të sulmojnë të parat”, deklaroi zyrtari iranian, duke lënë të hapur mundësinë e një reagimi ushtarak paraprak nga Teherani.

Lexo edheIrani sulmon me dronë sistemin e radarit ushtarak amerikan në Bahrein

 

Ai shprehu gjithashtu skepticizëm për qëllimet e Uashingtonit në procesin diplomatik, duke pretenduar se SHBA-të mund të jenë duke shfrytëzuar negociatat për të krijuar kushtet për një tjetër ndërhyrje ushtarake.

 

Gjatë deklaratave të tij, Gharibabadi përdori një gjuhë të ashpër edhe për të kundërshtuar presionin amerikan ndaj vendit të tij.

 

“Irani nuk është Kubë që ta bllokosh, as Venezuelë që ta detyrosh të dorëzohet”, u shpreh ai.

 

Zyrtari pretendoi se përpjekjet amerikane për të ushtruar presion ndaj Teheranit përmes bllokadës dhe kufizimeve ushtarake nuk kanë arritur objektivat e synuar. Sipas tij, Irani ka kapacitetet për t’i bërë ballë këtyre masave.

 

Teherani pretendon se po zhvillon raketa të reja

 

Në fjalën e tij, zëvendësministri iranian iu referua edhe kapaciteteve ushtarake të vendit, duke deklaruar se Garda Revolucionare po vijon zhvillimin dhe prodhimin e raketave me rreze të ndryshme veprimi.

Më shumë për këtë

Irani kërcënon bazat amerikane në Europë, raketat balistike mund të arrijnë deri në Britaninë e MadheLajme · 2 ditë më parëIrani sulmon Bahrejnin, shënjestron një bazë ajrore amerikaneLajme · 3 ditë më parëIrani: Shkatërruam një radar amerikan të paralajmërimit të hershëm në BahreinLajme · 5 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme