Trendy

OKTA: Derivatet e cilësisë së lartë nën kontrolle të vazhdueshme

Para 1 orë

Karburanti i cili importohet në Maqedoninë e Veriut i nënshtrohet kontrolleve të rregullta dhe është cilësor. Drejtori ekzekutiv i Oktas, distributorit më të madh të derivateve të naftës, thotë se cilësia është baza e besimit të konsumatorëve, mbrojtjes së mjedisit dhe konkurrencës së ndershme në treg.

Si një pjesëmarrës kyç në zinxhirin kombëtar dhe rajonal të furnizimit me karburante, jemi plotësisht të vetëdijshëm se standardet e larta të cilësisë së karburanteve varen nga laboratorë të fortë, metoda të besueshme dhe procedura transparente. Pikërisht për këtë arsye vendosim theks të madh në përputhshmërinë me standardet evropiane, përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve laboratorike dhe bashkëpunimin konstruktiv me laboratorë të akredituar dhe institucione publike”, tha Dimitrios Pashos, Drejtor ekzekutiv i Okta.

Ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska, thotë se është krijuar kornizë ligjore e fortë për mbikëqyrjen e tregut dhe kontroll më efikas të cilësisë së karburanteve.

“Po punojmë gjithashtu për modernizimin e rregullores së cilësisë së karburantit, e cila nuk është ndryshuar për një kohë të gjatë, me qëllim harmonizimin e plotë të saj me standardet evropiane dhe krijimin e procedurave më të qarta dhe më efikase të kontrollit dhe monitorimit në praktikë”, deklaroi Sanja Bozhinovska, Ministre e energjetikës.

Simpoziumi i laboratorëve të naftës po mbahet në Ohër, nën organizimin e Oktas, ndërsa në fokus është cilësia e derivateve të naftës në vendet e rajonit./Alsat.mk.

Trending