Perez si kurrë më parë, kërcënon mediat dhe La Ligan: “Nuk jam diktator, por unë do mbroj Real Madridin dhe ortakët e tij.
La Liga dhe mediat janë armiqtë tanë, gjithë bota më do, na do. Dua që ata ta shikojnë Realin falas pa paguar. Këtu gazetat e madridit paguhen për të më sulmuar mua.
Shpifje, e tmerrshme se si dolën lajmet pas sherrit Tchouameni-Valverde. Sherre ka pasur dhe do të ketë gjithmonë, mbrapa pinë kafe mes tyre.
Por kjo që po ndodh me mediat është e papranueshme. Nuk do tiu përgjigjem për trajnerin e ri, për ekipin. Shkoni te shefat tuaj në gazeta dhe flisni.
Personalisht do çoj Barcelonën në UEFA për çështjen Negreira. Do luftoj kundër të gjithëve nëse duhet, jam gati”.





