Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Më 23 nëntor 2021, rreth orës 2 të natës, një autobus nga Maqedonia u përplas dhe mori flakë në autostradën “Struma”, afër fshatit Bosnek, në jugperëndim të Sofjes. Viktimat po ktheheshin në Shkup nga një udhëtim në Stamboll, i organizuar nga agjencia “Besa Trans”. Mes të vdekurve ishin dymbëdhjetë fëmijë, dhe shumica e viktimave ishin shqiptarë.

Hetimet treguan se autobusi nuk kishte licencë ndërkombëtare për transport udhëtarësh dhe se kishte kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara. Pronari i kompanisë, Bekim Haxhiu, u dënua në mars 2024 me një vit e tetë muaj burg. Gjykata e Apelit e ktheu lëndën në rigjykim, dhe gjykata e dënoi sërish me 20 muaj burg.
Pesë vjet më vonë, familjarët e viktimave ende kërkojnë drejtësi të plotë. Tragjedia e Bosnekut mbetet një plagë e hapur për Shkupin dhe për mbarë vendin.
I përjetshëm qoftë kujtimi i viktimave.

Më shumë për këtë

Tragjedi në Itali, humb jetën 47-vjeçari Vehap Deari nga Dëbërca e TetovësMaqedoni · 1 javë më parëTragjedi në Negotinë: Bie nga çatia e stallës, humb jetën 46-vjeçariMaqedoni · 1 javë më parëTragjedia në Bullgari: Qeveria ndan nga 8.000 euro për familjet e viktimave!Rajon · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme