Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se qëllimi i protestave të fundit është destabilizimi i vendit dhe devijimi i rrugës së Shqipërisë, duke e kthyer atë pas në të kaluarën.“Qëllimi është shumë i qartë: destabilizim i vendit dhe devijim i rrugës sonë, duke na kthyer pas në të shkuarën”, ka thënë Rama të shtunën në një konferencë për media, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo.
Rama ka pretenduar se pas protestave qëndrojnë krimi i organizuar dhe faktorë të huaj. Ai ka kritikuar edhe mediat, duke i akuzuar për relativizim të dhunës në emër të studentëve.“Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte reagimi i ekraneve të korruptuara ndaj një liste që të gjithë do t’i bënte të reflektonin dhe relativizimi i mëtejshëm i dhunës gjithnjë në emër të studentëve”, ka thënë ai.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












