Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka kritikuar ashpër Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe OKB-në gjatë një fjalimi drejtuar juristëve dhe studentëve të drejtësisë, duke u pritur me duartrokitje të fuqishme nga të pranishmit, transmeton Anadolu.
Duke folur në Konventën Kombëtare të Shoqatës Federaliste, një organizatë që e përshkruan veten si grup konservator, Rubio tha se Departamenti i Shtetit kishte dëgjuar vazhdimisht pretendime për shkelje të së drejtës ndërkombëtare lidhur me “pothuajse çdo vendim apo veprim madhor të politikës së jashtme” të administratës së presidentit Donald Trump.
Lexo edheMickoski: Kompanitë dhe shoqëritë e avokatëve sabotojnë qëllimisht tenderët për të përfituar nga shtetiAi përmendi urdhrin e presidentit Trump drejtuar ushtrisë për të fundosur anijet e karteleve të drogës në Karaibe, duke theksuar se Washingtoni ishte akuzuar për shkelje të së drejtës ndërkombëtare për shkak të këtyre sulmeve.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












