Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Shasivari në Drejtësi, Sulejmani në Kulturë, Ferati zëvendëson Stoilkoviqin

Shasivari në Drejtësi, Sulejmani në Kulturë, Ferati zëvendëson Stoilkoviqin

Në mbrëmje pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, zyrtarisht do të shpallet ristrukturimi i Qeverisë.

Tashmë është bërë e ditur se VLEN do të udhëheq me tre ministri të reja, atë të Drejtësisë, Kulturës dhe Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, ndërkohë që ka hequr dorë nga Ministria e Shëndetësisë, nga Puna dhe Politika Sociale, ndërkohë që nuk do ta ketë zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë.

Në ndërkohë, ministër i Drejtësisë është nominuar Jeton Shasivari, në Kulturë – ministër do të jetë Sedat Sulejmani, aktualisht zëvendësministër në Kulturë, ndërkohë që Agon Ferati do të udhëheq Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike.

Azir Aliu mbetet pa post ministror, ndërkohë që të njëjtin fat e ka edhe Fatmir Limani.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme