Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Stuhia shkakton dëme materiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

Stuhia shkakton dëme materiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

Erërat e fuqishme dhe moti i keq që kanë përfshirë ditët e fundit rajonin kanë shkaktuar dëme materiale në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Sipas njoftimit të universitetit, erërat kanë rrëzuar disa drunj në oborrin e kampusit, disa prej tyre pranë objekteve ku zhvillohet procesi mësimor. Megjithatë, nuk është raportuar asnjë i lënduar në mesin e studentëve, stafit akademik apo administrativ.

Pas vlerësimit fillestar të situatës, ekipet përgjegjëse kanë evidentuar dëmtime në pjesë të çative, fasadave, dritareve dhe elementeve të tjera të infrastrukturës universitare.

Universiteti bën të ditur se menjëherë janë ndërmarrë masa për eliminimin e rreziqeve potenciale, duke përfshirë largimin e drunjve të rrëzuar, pastrimin e hapësirave të prekura, sigurimin e zonave të dëmtuara dhe hartimin e një vlerësimi paraprak të dëmeve.

Për ngjarjen janë njoftuar zyrtarisht Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa është kërkuar ndërhyrja e institucioneve kompetente për sanimin sa më të shpejtë të dëmeve dhe rikthimin e funksionimit normal të kampusit.

Reklamë

Universiteti “Nënë Tereza” thekson se mbetet i përkushtuar për garantimin e sigurisë së komunitetit universitar dhe rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në të gjitha hapësirat e tij.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme