Një pamje mbresëlënëse dhe plot emocion ka ardhur nga nxënësit e shkollave të Tetovës me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Në një organizim simbolik, nxënësit kanë krijuar me cadra kuqezi flamurin shqiptar dhe emrin TETOVA, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm respekti, krenarie dhe dashurie për simbolin kombëtar.
Aktiviteti i të rinjve tetovarë vjen në kuadër të festimeve të Nëntorit dhe tregon përkushtimin e brezit të ri për të ruajtur kujtesën historike dhe vlerat kombëtare.
Pamja ku mijëra ngjyra kuqezi krijojnë flamurin në hapësirën publike është një dëshmi e atmosferës festive që mbizotëron në Tetovë në këtë ditë të veçantë për shqiptarët.
Lexo edheBekim Sali: Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit! Zoti e bekoftë kombin shqiptar!

Më shumë për këtë
Mickoski: Flamuri shqiptar do valoj për festën e 28 Nëntorit në Shkup dhe shumë komunaMaqedoni · 3 ditë më parë
Dënohet me 3 muaj burg me kusht i riu shqiptar nga Kumanova që mbajti flamurin më 28 NëntorMaqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












