Një 36-vjeçar nga rrethina e Tetovës është privuar nga liria pasi, sipas denoncimit në polici, ka dëbuar bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët e tyre të mitur nga shtëpia familjare, e më pas e ka sulmuar atë fizikisht.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se incidenti është denoncuar nga bashkëshortja 26-vjeçare, e cila ka deklaruar se rreth orës 21:00 bashkëshorti i ka dëbuar nga shtëpia, e më pas e ka sulmuar.
Zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë arrestuar të dyshuarin në orën 23:45 në Tetovë, me ç’rast ai është ndaluar në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të dorëzohet parashtresë përkatëse.











