Një operacion i gjerë antidrogë në Stamboll ka përfshirë disa figura të njohura të artit dhe biznesit në Turqi. Mes personave të ndaluar në kuadër të hetimeve janë edhe këngëtari dhe aktori i njohur Ozcan Deniz, si dhe aktoret Deniz Cakir dhe Burcu Ozberk.
Sipas mediave turke, përfshirë T24, Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka lëshuar gjithsej 35 urdhër-ndalime, ndërsa gjatë aksionit të zhvilluar mbrëmjen e së martës janë ndaluar 20 persona.
Lexo edheTronditje në rajon: 6 persona nga Shkupi dhe Kumanova dyshohen për planifikimin e vrasjes së një biznesmeni izraelit në Greqi!
Në mesin e emrave të përfshirë në këtë operacion është edhe biznesmeni Izzet Ozilhan, anëtar i bordit drejtues të grupit të njohur Anadolu Group. Ai mban gjithashtu postin e nënkryetarit të Shoqatës Turke të Industrisë dhe Biznesit (TUSIAD) dhe është nipi i një prej themeluesve të grupit.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












