Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë, Valon Zeqiri, ka njoftuar se pas rreth 30 vitesh pritjeje, banorët e Lagjes UÇK do të furnizohen me ujë të pijshëm.
Sipas tij, po vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit edhe në Reçicën e Vogël, duke përmbyllur një projekt që kishte nisur një vit më parë dhe që synon t’i japë fund mungesës shumëvjeçare të ujit në këtë zonë.
Zeqiri theksoi se ky investim është i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve dhe për zhvillimin e zonës, ndërsa uroi banorët e Lagjes UÇK dhe Reçicës së Vogël që ta gëzojnë furnizimin me ujë të pijshëm.
Ai shtoi se institucionet do të vazhdojnë të punojnë për realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve.













