Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Zjarr në një spital në Turqi, rrezikohen pacientët (Video)

Zjarr në një spital në Turqi, rrezikohen pacientët (Video)

Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Specializuar të Lartë për Trajnim dhe Kërkim Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit, në anën aziatike të qytetit. Sipas mediave turke, flakët shpërthyen në çatinë e një ndërtese shtesë të spitalit, e cila ishte bosh në momentin e ngjarjes për shkak të punimeve të rinovimit.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të vinin nën kontroll flakët, ndërsa më pas nisën operacionet e ftohjes për të shmangur riaktivizimin e zjarrit. Si masë paraprake, 40 pacientë u evakuuan nga një ndërtesë fqinje e spitalit, për të garantuar sigurinë e tyre.

Guvernatori i Stambollit konfirmoi se nga incidenti nuk pati viktima. Pas përfundimit të situatës së rrezikut, pacientët u rikthyen në ndërtesën nga e cila ishin evakuuar. Ndërkohë, autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

VIDEO

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme