Trendy

17-vjeçari nga Poroji arrestohet pas ndjekjes policore nëpër Tetovë

Para 2 orë

Të martën në Tetovë, policia ka arrestuar një 17-vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës. Paraprakisht, në periudhën nga ora 03:00 deri në 04:00 në rr. “Goce Stojçevski” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë vënë re një automjet udhëtarësh “Xhip” me targa të Manastirit duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Shoferi nuk ka ndaluar në shenjën e dhënë për ndalim, por me shpejtësi të madhe e ka kthyer automjetin dhe ka vazhduar të ikë nëpër disa rrugë të Tetovës.

Gjatë kësaj, në një hapësirë parkimi në rr. “Ilinden”, rruga i është bllokuar me një automjet zyrtar “Shkoda jeti”, pas së cilës ai është kthyer dhe ka goditur automjetin zyrtar. Pas verifikimeve të kryera është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa pasur patentë shoferi. Në prani të prindit dhe avokatit, me të është kryer një bisedë zyrtare, automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të pasojë kallëzimi përkatës.

Trending