Më 13.10.2026 në orën 10:01 në DPB Gostivar, I.B. (67) nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, ka raportuar se pasi në një pikë karburanti kartela e tij e pagesës është refuzuar për shkak të mjeteve të pamjaftueshme, pasi ka bërë një kontroll në raportin bankar dhe ka konstatuar se më 03.10.2026 në orën 05:02, pa pëlqimin e tij, nga një bankomat në fshatin Vrapçisht i janë tërhequr 7.000 denarë, ndërsa mjete shtesë i janë tërhequr edhe më 06.10.2026 nga një bankomat në fshatin Dobërdoll. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më 13.10.2026 në orën 18:00 në DPB Gostivar, një grua 61-vjeçare me banim në Gostivar ka raportuar se në periudhën nga korriku deri më 27.09.2026, ish-partneri i saj D.K., i cili qëndron jashtë shtetit, i ka dërguar kërcënime përmes telefonatave dhe një aplikacioni celular. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 13.10.2026 në orën 19:45 në DPB Gostivar, një 35-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se është mashtruar nga personi S.S. Sipas denoncimit, ata më parë kishin rënë në kontakt përmes një rrjeti social dhe kishin lidhur kontrata me shkrim për ndërtimin e një shtëpie, me ç’rast denoncuesi në disa raste i kishte paguar avancë në vlerë të përgjithshme prej 21.000 eurosh. Siç është raportuar, personi e ka çuar në lajthitje duke i dërguar fotografi nga aktivitete të pretenduara ndërtimore, ndërsa pas një periudhe të caktuar ka ndërprerë kontaktet telefonike dhe nuk i ka kryer punët e dakorduara. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më 13.10.2026 në orën 17:30, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Tearcë kanë privuar nga liria personin L.A. (35) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga bashkëshortja e tij se në shtëpinë familjare e ka maltretuar fizikisht dhe psikikisht bashkëshorten dhe i ka drejtuar kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
……
Më 13.10.2026 në orën 20:15, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.SH. (22) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim kompjuterik” sipas nenit 251-b të Kodit Penal. Ai dyshohet se me mashtrim kompjuterik, pa paguar, për një periudhë të caktuar ka shfrytëzuar shërbimin e parkimit në Tetovë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
……
Më 13.10.2026 në orën 23:20 në SPB Tetovë, S.B. (31) nga Tetova, i punësuar si sigurim në një agjenci private të sigurimit, ka raportuar se rreth orës 19:40 në vendin e tij të punës në një qendër tregtare në Tetovë është sulmuar fizikisht nga F.S.. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












