Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Tensione te Ministria e Arsimit, studentët përzënë deputetët e PD-së nga protesta

Tensione te Ministria e Arsimit, studentët përzënë deputetët e PD-së nga protesta

Momente tensioni janë regjistruar përpara Ministrisë së Arsimit, pasi deputetët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike iu bashkuan protestës së studentëve. Këta të fundit kanë kundërshtuar praninë e përfaqësuesve të opozitës dhe i kanë larguar nga tubimi, ndërsa mes dy të rinjve ka pasur edhe një debat.

Momente tensioni janë regjistruar këtë të shtunë përpara Ministrisë së Arsimit, pasi deputetët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike iu bashkuan protestës së studentëve.

Prania e përfaqësuesve të opozitës ka shkaktuar reagime nga protestuesit, të cilët kanë refuzuar përfshirjen e figurave politike në tubim dhe kanë kërkuar largimin e deputetëve demokratë.

Gjatë këtyre momenteve, dy të rinj kanë debatuar me njëri-tjetrin, ndërsa pjesëmarrës të tjerë kanë theksuar se protesta është qytetare dhe nuk përfaqëson asnjë forcë politike.

Lexo edheProtestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit. Nisin tensionet

Një prej të rinjve u shpreh se në tubim nuk janë të mirëpritur personat që identifikohen me partitë politike.

“Kjo protestë është e popullit, ai që nuk është i mirëpritur është një person që vetë ekzistenca e tij simbolizon një parti. Nuk duam persona që janë simbol i partive politike që na kanë rrënuar ndër vite”, tha i riu.

Edhe një tjetër protestuese reagoi ndaj pranisë së përfaqësuesve politikë.

“Shqiptarët janë bashkë, por jo kriminelët”, u shpreh një tjetër protestuese gjatë tubimit.

Ndërkohë, një qytetare tjetër këmbënguli se protesta nuk ka lidhje me partitë politike dhe se të rinjtë nuk do të lejojnë që tubimi i tyre të përdoret për qëllime partiake.

“Kjo rini nuk mashtrohet. Protesta nuk është për partinë, le ta harrojnë se mund të mashtrojnë këtë rini. Na kanë mashtruar ne, por me këtë rini jo. Egnaf”, u shpreh ajo.

Deputetët e Partisë Demokratike, mes tyre Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, kishin nisur marshimin nga selia blu, së bashku me mbështetësit e opozitës.

Pasi qëndruan për rreth 30 minuta përpara Kryeministrisë, ata vijuan drejt Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohej protesta studentore. Në marshim nuk mori pjesë kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Megjithatë, mbërritja e tyre u prit me kundërshtime nga protestuesit, të cilët kërkuan që deputetët të largoheshin nga tubimi.

Studentët vijojnë prej tri javësh protestat kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa deklaratat e sotme të pjesëmarrësve tregojnë kundërshtimin e tyre ndaj përfshirjes së figurave partiake në protestë.

Më shumë për këtë

“Nuk është bisedë që bëhet në telefon”- Shprehu mbështetje për protestën e studentëve, policia kontakton Capital T! Oficeri: Kur të vish në Tiranë sqarohemiShowbiz · 1 javë më parëStudentët në protestë për të 16-ën ditë në Shqipëri, kërkojnë dorëheqjen e RamësShqiperi · 3 ditë më parëProtestuesit i venë zjarrin koshave të plehrave para Ministrisë së ArsimitShqiperi · 4 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme