Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, ka reaguar pas informacioneve të publikuara për arrestimin e tij, duke i mohuar kategorikisht ato.
Në një deklaratë publike, Kara tha se ndodhet në zyrën e tij dhe se nuk është privuar nga liria, ndërsa raportimet për arrestimin i cilësoi si dezinformata.
“Asnjëherë nuk jam arrestuar. Këto janë dezinformata. Jam qytetar i lirë dhe ndodhem në vendin tim të punës”, deklaroi ai.
Kara shtoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet hetimore dhe institucionet kompetente të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se i gjithë dokumentacioni është në dispozicion të tyre.
Lexo edheKush është Vesna Kamilova, ish-drejtoreshë e spitalit “Sante”, e arrestuar në aksionin për keqpërdorimet me Fondin Shëndetësor?Reagimi i tij vjen pas raportimeve që qarkulluan në media për arrestimin e pretenduar të pronarit të spitalit privat. /SHENJA/
Më shumë për këtë
Arrestimi i drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Policia: Bashkëshortja raportoi se kishte përjetuar vazhdimisht dhunë psikikeLajme · 5 orë më parë
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe ShqipëriaMaqedoni · 1 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












