Bashkëshortja e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha, ka deklaruar në Polici se ka përjetuar vazhdimisht dhunë psikike nga bashkëshorti i saj, me të cilin nuk bashkëjeton prej disa muajsh.
Arrestimin e Berishës e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se pas raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, ndalimin e tij për 48 orë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
Lexo edheKush është Vesna Kamilova, ish-drejtoreshë e spitalit “Sante”, e arrestuar në aksionin për keqpërdorimet me Fondin Shëndetësor?Ajo bëri të ditur se masa është marrë me urdhër të prokurorit kujdestar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












