Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Pronari i “Sante Plus”, Bilal Kara, reagon pas raportimeve për arrestim: Jam i lirë, mos publikoni spekulime

Pronari i “Sante Plus”, Bilal Kara, reagon pas raportimeve për arrestim: Jam i lirë, mos publikoni spekulime

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, ka reaguar pas informacioneve të publikuara për arrestimin e tij, duke i mohuar kategorikisht ato.

Në një deklaratë publike, Kara tha se ndodhet në zyrën e tij dhe se nuk është privuar nga liria, ndërsa raportimet për arrestimin i cilësoi si dezinformata.

“Asnjëherë nuk jam arrestuar. Këto janë dezinformata. Jam qytetar i lirë dhe ndodhem në vendin tim të punës”, deklaroi ai.

Kara shtoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet hetimore dhe institucionet kompetente të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se i gjithë dokumentacioni është në dispozicion të tyre.

Lexo edheKush është Vesna Kamilova, ish-drejtoreshë e spitalit “Sante”, e arrestuar në aksionin për keqpërdorimet me Fondin Shëndetësor?

Reagimi i tij vjen pas raportimeve që qarkulluan në media për arrestimin e pretenduar të pronarit të spitalit privat. /SHENJA/

Më shumë për këtë

Arrestimi i drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Policia: Bashkëshortja raportoi se kishte përjetuar vazhdimisht dhunë psikikeLajme · 5 orë më parëNë pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe ShqipëriaMaqedoni · 1 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme