Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Tragjedi në Itali/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, por goditet për vdekje nga një makinë

Tragjedi në Itali/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, por goditet për vdekje nga një makinë

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali, në orët e para të mëngjesit të së enjtes. I riu, Thomas Qirjaj, udhëtonte së bashku me katër miq me një automjet tip “Volvo”, në drejtim të Milanos.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga mediat italiane, pasi kaluan pikën e pagesës, drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe u përplas me barrierën ndarëse të autostradës.

Pas aksidentit, Thomas doli nga makina për të sinjalizuar praninë e automjetit në rrugë. Por në ato momente, ai u përplas nga një fuoristradë që drejtohej nga një 25-vjeçar, i cili dyshohet se nuk arriti ta shihte në kohë.

20-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin Predabissi, por ndërroi jetë pak më vonë, pasi plagët e marra rezultuan fatale. Katër personat e tjerë që ndodheshin në Volvo nuk pësuan dëmtime të rënda.

Lexo edheTragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

Lajmi për vdekjen e të riut ka tronditur edhe komunitetin ku jetonte familja e tij. Kryetarja e bashkisë, Roberta Battaglia, shprehu ngushëllimet për familjarët, duke e përshkruar humbjen si të papritur dhe të dhimbshme. Ajo tha se e kishte parë Thomasin të rritej dhe e kujtoi si një të ri të integruar në komunitet.

Thomas kishte lindur në Piacenza dhe vinte nga një familje shqiptare e vendosur prej vitesh në Caorso. Ai ishte fëmija i vetëm i prindërve të tij. Nëna punon në Itali, ndërsa babai është i punësuar në Zvicër.

Për zbardhjen e plotë të aksidentit kanë nisur hetimet nga Policia Rrugore e Guardamiglios dhe Prokuroria e Lodit. Drejtuesit të fuoristradës pritet t’i kryhen edhe testet toksikologjike, në kuadër të procedurave hetimore.

Më shumë për këtë

Aksident fatal: Vdes 58-vjeçari, shoferi 19-vjeçar ishte i dehurMaqedoni · 7 ditë më parëTragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtimMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme