Një 31-vjeçar me shtetësi shqiptare është arrestuar në Mynih të Gjermanisë, nën dyshimin se ka plagosur rëndë një 29-vjeçar nga Kosova.
Ngjarja kishte ndodhur më 2 shtator në qendër të Mynihut, kur viktima kishte ndërhyrë për të ndalur një konflikt mes një burri dhe një gruaje, raporton Suddeutche Zeitung.
Gjatë ndërhyrjes, 29-vjeçari dyshohet se ishte sulmuar me një mjet të mprehtë, duke pësuar lëndime të rënda në pjesën e sipërme të trupit. Ai ishte dërguar me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Pas hetimeve disa javore, autoritetet gjermane arritën të identifikonin të dyshuarin, i cili u arrestua më 29 tetor, pranë banesës së tij në Mynih.
Lexo edheDyshohet se dhunoj 4 vjeçarin në kopsht, arrestohet edukatorjaI dyshuari është dërguar në paraburgim, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, dy personat nuk njiheshin më parë.
Më shumë për këtë
Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten se do t’i ndodh e njëjta sikur ArlindësLajme · 3 orë më parë
U plagos rëndë në sy gjatë protestës, Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Po përballem me një tjetër sfidëShqiperi · 11 orë më parë
Momenti kur Policia arreston Albert Sylajn në Deçan – dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekajt, në PejëLajme · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












