Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim

Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, duke e cilësuar rezultatin si një mesazh të qartë të qytetarëve për nevojën e ndryshimit politik në vend.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Obama u shpreh se votuesit amerikanë kanë kërkuar një politikë që bashkon njerëzit dhe jo një politikë që thellon ndarjet mes tyre.

“Sonte, populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë – ata duan një politikë që i bashkon njerëzit në vend që t’i ndajë, dhe udhëheqës që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen”, shkroi ish-presidenti.

Lexo edheNga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit

Gjatë fushatës zgjedhore, Obama ishte angazhuar në mbështetje të disa kandidatëve demokratë në shtete të rëndësishme elektorale, përfshirë Michiganin dhe Xhorxhian.

 

 

Ai theksoi gjithashtu se pas rezultatit zgjedhor, demokratët duhet të përqendrohen te puna konkrete dhe te zbatimi i ndryshimeve që kanë mundësi të realizojnë.

Më shumë për këtë

“E mundëm Goliathin”, demokrati James Talarico mposht Trump dhe Musk në Teksas, fitore historike pas 38 viteshLajme · 3 orë më parëFitore e madhe për demokratët – marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së PërfaqësuesveLajme · 3 orë më parëBDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare pas fitores në BërvenicëMaqedoni · 15 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme