Bashkimi Demokratik për Integrim dega në Tetovë, ka reaguar lidhur me debatin publik për Studimin e Fizibilitetit, duke ngritur akuza ndaj kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për mënyrën se si po trajtohet prona publike, përcjell tetova1
Nga BDI-Tetovë thonë se autori i studimit, prof. Rametulla Ferati, nuk ishte i pranishëm në debatin publik për të mbrojtur llogaritjet dhe për t’iu përgjigjur vërejtjeve të qytetarëve. Sipas tyre, deklarata e Kasamit se projekti do të vazhdojë pavarësisht debatit ngre pikëpyetje mbi qëllimin e këtij procesi.
BDI-Tetovë pretendon se bëhet fjalë për një skemë që rrezikon pronën publike dhe paratë e qytetarëve në vlerë mbi 10 milionë euro. Në reagim, kjo parti u drejtohet edhe 16 këshilltarëve të shumicës, duke kërkuar që të reflektojnë para se të votojnë për projektin.
Sipas BDI-së, secili këshilltar duhet të mbajë përgjegjësi individuale për vendimin që do të marrë, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie.
Lexo edheFitore e madhe për demokratët – marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së PërfaqësuesveNë fund të reagimit, BDI-Tetovë e lidh këtë çështje edhe me raste të mëparshme të pronave publike, duke përmendur Monopolin, parkingun te Tregu i Gjelbër dhe parcela të tjera në Tetovë. Këto pretendime janë pjesë e qëndrimit politik të kësaj partie.
Reagimi i plotë:
“BILALL KASAMI, IDEATOR, POROSITËS DHE EKZEKUTOR I VJEDHJES MË TË MADHE TË PRONËS PUBLIKE NË TETOVË?
Në të ashtuquajturin “debat publik” për Studimin e Fizibilitetit, vetë autori, prof. Rametulla Ferati, nuk u paraqit për t’i mbrojtur llogaritjet dhe për t’iu përgjigjur vërejtjeve. Ndërkohë, Bilall Kasami deklaron se projekti do të vazhdojë!
Atëherë, për çfarë shërbeu debati? Për t’i dëgjuar qytetarët apo për t’i vënë vulën një projekti që pushteti ka vendosur ta shtyjë përpara?
Nuk ka më kushte për debat! Ne kemi denoncuar atë që e konsiderojmë një skemë për vjedhjen e mbi 10 milionë eurove të pronës publike dhe parave të tetovarëve. Mungesa e autorit nuk i zgjidh mospërputhjet e studimit. Përkundrazi, i lë pyetjet pa përgjigje dhe vë dyshim për mbrojtjen e interesit të qytetarëve.
Një mesazh i drejtpërdrejtë për 16 këshilltarët e shumicës..
Mendohuni mirë përpara se të votoni. Mos u shndërroni në makineri votuese të Bilall Kasamit! Çdo votë ka emër dhe mbiemër. Përgjegjësia politike për një vendim të dëmshëm nuk zhduket pas arsyetimit “kështu vendosi shumica”. Secili do të duhet t’u shpjegojë qytetarëve por edhe organeve të drejtësisë pse e mbështeti këtë projeket që në vete është vetëm një PLAN PËR VJEDHJE.
Pushteti kalon. Turpi mbetet!
Si subjekt politik, u bëjmë thirrje qytetarëve, intelektualëve, profesionistëve dhe të gjithë atyre që ia duan të mirën Tetovës, të ngrejmë zërin! Kërkoni, përgjegjësi dhe transparencë. Mos lejoni që prona e përbashkët të trajtohet si mundësi pasurimi për një grup individësh.
DO TA BËJMË TË PAMUNDURËN QË KJO PRONË TË MOS VIDHET!
Ashtu siç u vodhën Monopoli, parkingu te Tregu i Gjelbër dhe shumë parcela të tjera që ishin pronë e tetovarëve e sot janë në duart e mafies urbane, përmes provizioneve milionëshe në llogari të Bilall Kasamit dhe njerëzve të afërt me të.”/tetova1.mk
Më shumë për këtë
Këshilltarët e AKI-së nuk marrin pjesë në debatin publik për pronën e zjarrfikësve në Tetovë, ja arsyetimi i tyreMaqedoni · 2 ditë më parë
Kasami pret në Shkup Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu: Diskutohet për projektet infrastrukturore dhe bashkëpunimin dypalëshMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












