Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Nga e hëna ndryshon mënyra e pagesave në banka: Çfarë duhet të dinë qytetarët dhe bizneset?

Nga e hëna ndryshon mënyra e pagesave në banka: Çfarë duhet të dinë qytetarët dhe bizneset?

Nga e hëna, 9 nëntor, fillon zbatimi i standardeve të reja në qarkullimin e brendshëm të pagesave. Llogaritë në denarë do të paraqiten në formatin IBAN, fletëpagesat e deritanishme do të zëvendësohen me urdhërpagesa të reja, ndërsa do të ndryshojnë edhe kodet e dedikuara për qëllimin e pagesave.

Para numrit ekzistues të llogarisë në denarë do të shtohet prefiksi „MK07“. Qytetarët dhe kompanitë nuk do të kenë nevojë të hapin llogari të reja apo të transferojnë mjetet financiare. Bankat do të bëjnë përshtatjet e nevojshme në sistemet e tyre të bankimit elektronik dhe mobil, ndërsa klientët duhet të ndjekin udhëzimet e bankës së tyre për mënyrën e shënimit të numrit të llogarisë.

Formularët e deritanishëm PP10, PP30, PP40, PP50 dhe PP53 do të zëvendësohen me urdhërpagesa të standardizuara në formë fizike dhe elektronike. Do të ndryshojnë renditja dhe përmbajtja e fushave, ndërsa për disa lloje të urdhërpagesave do të kërkohen edhe të dhënat e adresës së paguesit dhe përfituesit.

Më shumë për këtë

VENDIM URGJENT/ Banka Popullore merr kontrollin e Alta Bankës në Manastir – vendoset limit 10.000 denarë në javë për qytetarët!Maqedoni · 6 ditë më parëQytetarët kërkojnë të hyjnë në “Alta Banka” për të tërhequr paratë e tyreMaqedoni · 5 ditë më parëSllaveski: Limiti javor në Alta Banka rritet në 15 mijë denarë, paratë janë të sigurtaMaqedoni · 10 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme