Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ish-ushtarët profesionistë protestuan para Qeverisë! Kërkojnë kompensime të barabarta dhe trajtim të drejtë

Ish-ushtarët profesionistë protestuan para Qeverisë! Kërkojnë kompensime të barabarta dhe trajtim të drejtë

“Nuk kërkojmë bamirësi, kërkojmë barazi”, “Dinjiteti ynë nuk është në pension” dhe “613 veteranë nuk kërkojnë fajtorë” – me këto pankarta në duar ish-ushtarët profesionistë protestuan para Qeverisë, duke kundërshtuar dallimet në kompensimet që marrin pas përfundimit të marrëdhënies së punës.

Vidan Kiprijanovski nga Trupi Koordinues i Pjesëtarëve të Pensionuar të Ushtrisë theksoi se dallimet në kompensime janë të mëdha. Sipas tij, nëse një gjeneral para ndryshimeve ligjore merrte 3 mijë euro kompensim, tani kjo shumë arrin në 25 mijë euro.

“Prandaj, sot kërkojmë tre hapa konkretë. Së pari, kompensim të drejtë dhe të thjeshtë, të përcaktohen të drejtat e të gjithë ushtarakëve të pensionuar nga periudha e përmendur dhe të sigurohet kompensim i drejtë, me kushte më të barabarta dhe të krahasueshme, duke respektuar të drejtat e tyre ligjore. Së dyti, rishikim institucional. Kërkojmë formimin e një grupi ndërinstitucional të punës, me përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave dhe përfaqësues të ushtarakëve të pensionuar”, tha Vidan Kiprijanovski.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë, Aleksandar Naskovski kërkoi që të gjithë ushtarët e pensionuar të trajtohen njësoj, pa dallim nëse janë pensionuar para apo pas 14 shkurtit 2024.

Lexo edheMustafa Dauti pas garancisë 1.14 milionë euro për Përparim Bajramin: Drejtësia a është e barabartë për të gjithë?

“Ne kemi paraqitur një ligj në Parlament për të siguruar që nuk do të ketë punësime të reja për shtatë vitet e ardhshme, gjë që do të kursente 10 deri në 12 milionë euro në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, i cili do të kompensonte ish-ushtarët në pension. Përveç kësaj, ushtarët aktualë profesionistë do të marrin gjithashtu një kontratë të pacaktuar dhe të drejtën për pension”, tha Aleksandar Naskovski.

Para disa ditësh nga Sindikata e Mbrojtjes njoftuan se nuk e mbështesin këtë protestë sepse ligjërisht është e zgjidhur.

Përndryshe ushtarët profesionistë në pension njoftuan se nëse nuk gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre, ata do të radikalizojnë protestat në disa qytete. (Tv21)

Më shumë për këtë

“Gen Z” ngrihet në protestë në Gjermani, mijëra të rinj kundër shërbimit ushtarak dhe kostos së lartë të jetesësLajme · 1 javë më parëStudentët në protestë për të 16-ën ditë në Shqipëri, kërkojnë dorëheqjen e RamësShqiperi · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme