Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

“Gen Z” ngrihet në protestë në Gjermani, mijëra të rinj kundër shërbimit ushtarak dhe kostos së lartë të jetesës

“Gen Z” ngrihet në protestë në Gjermani, mijëra të rinj kundër shërbimit ushtarak dhe kostos së lartë të jetesës

Mijëra persona kanë protestuar në më shumë se 30 qytete të Gjermanisë, në kuadër të lëvizjes “Gen Z regelt”, e cila synon të mobilizojë të rinjtë për çështje që lidhen me kostot e jetesës, investimet në arsim, mbrojtjen e klimës dhe kundërshtimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Sipas agjencisë së lajmeve LaPresse, në protestën e zhvilluar në Lajpcig morën pjesë rreth 2 mijë persona, ndërsa në Dresden u regjistruan disa qindra pjesëmarrës.

Demonstrata u organizuan gjithashtu në qytete të tjera të mëdha, përfshirë Berlinin, Frankfurtin, Hamburgun, Maincin dhe Këlnin, duke u shtrirë në më shumë se 30 qytete në të gjithë vendin.

Në kryeqytetin Berlin, qindra protestues u mblodhën përpara Portës së Brandenburgut, ku shprehën kërkesat e tyre përmes pankartave dhe thirrjeve.

Lexo edheGjermania para protestave të mëdha sot

Për mbarëvajtjen e tubimit, policia kishte përgatitur një plan të përforcuar sigurie, duke angazhuar rreth 1 500 efektivë shtesë. Masat u morën edhe për shkak të përkuarjes së protestave me festimet e natës së Halloween-it.

Lëvizja “Gen Z regelt” synon të rrisë vëmendjen ndaj kërkesave të brezit të ri për përmirësimin e kushteve ekonomike, përmes masave ndaj kostos së jetesës, shtimin e investimeve në arsim dhe mbrojtjen e klimës.

Një tjetër kërkesë kryesore e protestuesve është kundërshtimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, çështje që ka nxitur debat mes të rinjve dhe institucioneve në Gjermani.

Më shumë për këtë

Alarm në Manastir: Mbi 4.000 bomba të zbuluara në ish-kazermën ushtarake, priten edhe mijëra të tjera!Maqedoni · 2 ditë më parëKosova fuqizon FSK-në me 12 kamionë ushtarakë gjermanë, mbërrin kontingjenti i ri i mjeteve ushtarakeLajme · 2 ditë më parëRama për protestat studentore: Ka dhunë nga të rinjtë e ekstremizuar!Shqiperi · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme