Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste të dhunës në familje. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, denoncime për dhunë janë paraqitur në disa komuna të Shkupit, si dhe në Prilep, Strumicë, Veles, Gostivar, Ohër dhe Probishtip.
Në SPB Prilep, një grua ka denoncuar se për një kohë të gjatë ishte përndjekur dhe shqetësuar nga ish-partneri i saj. Sipas denoncimit, ai paraqitej në vendin e saj të punës, e ndiqte deri në shtëpi dhe i dërgonte mesazhe me përmbajtje fyese.
Në një fshat të Komunës së Novo Sellës, policia ka privuar nga liria një burrë 62-vjeçar, pas denoncimit se ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij 57-vjeçare në shtëpinë familjare.
Në Strumicë, një burrë 65-vjeçar ka denoncuar sjellje agresive nga djali i tij 33-vjeçar, i cili më pas është dërguar në një institucion shëndetësor për trajtim.
Lexo edheArrestohet 25-vjeçari në Tabanoc, paraqiti patentë shoferi të falsifikuar slloveneNatën e 7 nëntorit, në një fshat të rajonit të Strumicës, policia ka privuar nga liria një burrë 38-vjeçar, pas denoncimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 33-vjeçare. Më pas, ai kishte dëbuar nga shtëpia bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur.
Në Veles, policia ka privuar nga liria një burrë 45-vjeçar, pas denoncimit se kishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar ish-bashkëshorten e tij, po ashtu 45-vjeçare.
Në Zletovë, policia e SPB Probishtip ka privuar nga liria një burrë 49-vjeçar, pas denoncimit të partneres së tij 37-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht.
Në Gostivar, një burrë 42-vjeçar është privuar nga liria pas denoncimit të bashkëshortes së tij 38-vjeçare për veprën penale “lëndim trupor”.
Në SPB Ohër, një grua 41-vjeçare ka denoncuar se bashkëshorti i saj e kishte fyer dhe kërcënuar përmes telefonit, ndërsa ajo ndodhej në vendin e punës.
Në territorin e Çairit në Shkup, policia ka privuar nga liria një burrë 51-vjeçar, pas denoncimit se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 47-vjeçare.
Në territorin e Gjorçe Petrovit në Shkup, një 19-vjeçar ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga ish-partnerja e tij 17-vjeçare, e cila kishte dëmtuar edhe derën hyrëse të shtëpisë dhe automjetin e tij.
Në Komunën Qendër të Shkupit, një grua 19-vjeçare ka denoncuar se babai i saj 49-vjeçar kishte kërcënuar atë dhe nënën e saj./SHENJA/
Më shumë për këtë
Alarmante! Mbi 1.400 viktima të dhunës në familje për nëntë muaj, gratë më të goditurat!Maqedoni · 2 ditë më parë
Shtatë shoferë u arrestuan brenda 24 orëveMaqedoni · 1 javë më parë
Arrestimi i drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Policia: Bashkëshortja raportoi se kishte përjetuar vazhdimisht dhunë psikikeLajme · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












