Çmimet e naftës kanë vazhduar rënien të martën, ndërsa investitorët shpresojnë se bisedimet diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të çojnë në përfundimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Nafta Brent ra me 1.31 për qind, duke zbritur në 91.36 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat amerikane West Texas Intermediate (WTI) shënuan rënie prej 1.59 për qind, në 85.47 dollarë për fuçi, transmeton Telegrafi.
Të dy standardet kryesore kanë humbur rreth 20 për qind të vlerës gjatë këtij muaji, pasi tregtarët po vënë bast për një zgjidhje të konfliktit shtatëmujor, i cili ka nxitur inflacionin dhe i ka detyruar bankat qendrore të rrisin normat e interesit.
Lexo edheHumbja e republikanëve në zgjedhjet në SHBA rrit shpresat për paqe, çmimet e naftës pësojnë rënie drastike
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të hënën se po vërehej një “dinamikë pozitive” drejt përfundimit të luftës, pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha se kishte zhvilluar një bisedë shumë të mirë me të dhe se kishin diskutuar gjerësisht për Republikën Islamike të Iranit.
Më shumë për këtë
Sinjalet për një marrëveshje SHBA-Iran, çmimet e naftës bien mbi 6 për qindLajme · 1 javë më parë
Bien ndjeshëm çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!Maqedoni · 1 ditë më parë
Nafta shkon në 100 dollarë, rriten çmimet në tregjet globale mes tensioneve SHBA-Iran dhe pasigurive në HormuzLajme · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












