Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Saranda Imeri Stafai i kundërpërgjigjet Krenar Llogës: Pse nuk e proceduat ligjin kur e kishit mundësinë?

Saranda Imeri Stafai i kundërpërgjigjet Krenar Llogës: Pse nuk e proceduat ligjin kur e kishit mundësinë?

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai i është përgjigjur ish ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, lidhur me çështjen e dhënies së Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Stafai duke iu referuar Kushtetutës së RMV-së, ka theksuar se zgjedhja e Qeverisë teknike nuk ia ndërpret Kuvendit kompetencat legjislative dhe se Kuvendi vazhdon të ushtrojë funksionin e tij deri në shpërndarjen e legjislaturës.

Ajo ka rikujtuar se Qeveria teknike u zgjodh më 28 janar 2024, ndërsa legjislatura e vitit 2020 u shpërnda më 28 maj 2024, duke theksuar se Lloga kishte pasur plot katër muaj kohë për ta proceduar ligjin dhe për ta dërguar në Kuvend për votim.

“Pse nuk e bëtë atëherë? Pse nuk e votuat ligjin kur e kishit mundësinë?”, ka pyetur Stafai, duke ia drejtuar drejtpërdrejt pyetjen ish ministrit të Drejtësisë.

Lexo edheSaranda Imeri Stafai zbulon skandalin: Si i vulosi Ali Ahmeti shqiptarët si “minoritet”

Në fund, deputetja e VLEN-it e ka përmbyllur reagimin me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Pas luftës, trima dalin plot!”

Më shumë për këtë

Imeri Stafai i kundërpërgjigjet Bujar Osmanit: VLEN-i orienton investimet drejt Kosovës dhe Shqipërisë, jo SerbisëMaqedoni · 1 javë më parëAlbi Qamili: Të vetmen gjë që e arriti Krenar Lloga “100%” është amnistia ndaj Gruevskit dhe MijallkovitMaqedoni · 3 orë më parëAnton Çuni vetë deputet i Kosovës, djali pjesë e ushtrisë kroate: Jam krenar…Lajme · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme