Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Saranda Imeri Stafai zbulon skandalin: Si i vulosi Ali Ahmeti shqiptarët si “minoritet”

Saranda Imeri Stafai zbulon skandalin: Si i vulosi Ali Ahmeti shqiptarët si “minoritet”

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ndaj Ali Ahmetit, duke e akuzuar se për 22 vjet ka mbajtur të painformuar opinionin lidhur me përfshirjen e shqiptarëve në Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

Në një status në rrjetet sociale, ajo rikujton se në vitin 2004, Qeveria e atëhershme e Maqedonisë kishte depozituar në Këshillin e Evropës një raport zyrtar, në të cilin shqiptarët përfshiheshin shprehimisht në kategorinë e popujve që mbrohen nga kjo konventë.

Sipas Stafait, ky dokument përbën një çështje thelbësore, pasi në raportin zyrtar të dorëzuar në Këshillin e Evropës, shqiptarët trajtohen si pakicë kombëtare. Ajo e lidh këtë përcaktim me problemet që, sipas saj, kanë shoqëruar statusin e shqiptarëve ndër vite.

Në reagimin e saj, Stafai i është drejtuar drejtpërdrejt Ahmetit me pyetjen: “He more Ali Ahmeti! Sa e ke kullotur këtë popull për 22 vjet?!”

Lexo edheSaranda Imeri Stafai pyet Taravarin: Qeveria që e quaje më të keqe se ajo e Gruevskit, si u bë e përshtatshme për punësimin e bashkëshortes?

Ajo ka shtuar se shqiptarët ishin përfshirë shprehimisht në deklaratën e rishikuar të Maqedonisë, të dorëzuar në Këshillin e Evropës më 2 qershor 2004.

“Vonë jeni zgjuar nga gjumi!”, ka përfunduar reagimin deputetja e VLEN-it.

Më shumë për këtë

Imeri Stafai i kundërpërgjigjet Bujar Osmanit: VLEN-i orienton investimet drejt Kosovës dhe Shqipërisë, jo SerbisëMaqedoni · 5 ditë më parëImeri Stafai pas zgjedhjeve në Bërvenicë: Ne nuk ndërtojmë politikë mbi armiqësi dhe përjashtim!Maqedoni · 6 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme