Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Saranda Imeri Stafai pyet Taravarin: Qeveria që e quaje më të keqe se ajo e Gruevskit, si u bë e përshtatshme për punësimin e bashkëshortes?

Saranda Imeri Stafai pyet Taravarin: Qeveria që e quaje më të keqe se ajo e Gruevskit, si u bë e përshtatshme për punësimin e bashkëshortes?

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, i është drejtuar publikisht kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke vënë në pikëpyetje qëndrimet e tij ndaj Qeverisë pas punësimit të bashkëshortes së tij në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.

Në një video të publikuar, Imeri Stafai rikujton deklaratat e mëparshme të Taravarit, i cili e kishte cilësuar Qeverinë aktuale si edhe më të keqe se ajo e Nikolla Gruevskit.

Ajo e pyet Taravarin se si shpjegohet që, ndërsa për aktivistët e tij, sipas saj, kishte arsye dhe pengesa për punësim, kur bëhet fjalë për familjen e tij, mundësitë hapen.

“Nëse kjo qeveri është më e keqe se ajo e Gruevskit, çfarë borxhi të paska pasur që të të nderojë me këtë punësim?”, pyet deputetja e VLEN-it.

Lexo edheSaranda Imeri Stafai zë “mat” Arta Bilallin: “Граѓаните” është thjesht lapsus, apo edhe shqipen po e trajtoni kaq pa kujdes?!

Imeri Stafai e vë theksin te dallimi që, sipas saj, ekziston mes qëndrimeve publike të Taravarit ndaj Qeverisë dhe përfitimeve që familja e tij merr nga institucionet nën drejtimin e saj.

Ajo kërkon shpjegim për këtë kontrast, duke vënë në pikëpyetje nëse Qeveria është vërtet e papranueshme, siç e ka cilësuar Taravari, apo nëse ky qëndrim ndryshon kur bëhet fjalë për interesat familjare.

Më shumë për këtë

Kasami pret në Shkup Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu: Diskutohet për projektet infrastrukturore dhe bashkëpunimin dypalëshMaqedoni · 1 ditë më parëSaranda Imeri: Provimi i jurisprudencës do të jetë në shqip në tërësiMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme