Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Albi Qamili: Të vetmen gjë që e arriti Krenar Lloga “100%” është amnistia ndaj Gruevskit dhe Mijallkovit

Albi Qamili: Të vetmen gjë që e arriti Krenar Lloga “100%” është amnistia ndaj Gruevskit dhe Mijallkovit

Anëtari i VLEN-it, Albi Qamili, i është përgjigjur ish-ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, lidhur me debatin për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qamili ka kritikuar ish-ministrin Lloga, duke pretenduar se gjatë mandatit të tij nuk u arrit që provimi i jurisprudencës të zhvillohej në gjuhën shqipe.

“Provimi i Jurisprudencës nuk është dhënë asnjëherë në gjuhën shqipe. VLEN po e bën për herë të parë me veprime politike, atë që BDI-ja nuk arriti ta bënte as me kapitalin e luftës së sinqertë”, ka potencuar Qamili.

Sipas tij, VLEN po ndërmerr veprime politike për të realizuar atë që, siç shprehet ai, BDI nuk arriti ta bëjë as me kapitalin politik të luftës.

Lexo edheLloga godet VMRO-VLEN-in për Jurisprudencën në shqip: Në 2024, në Qeveri miratuam 100%, sot krenohen me 70%!

Në reagimin e tij, Qamili ka përdorur edhe tone ironike ndaj ish-ministrit, duke deklaruar se e vetmja gjë që Krenar Lloga e arriti “100%” ishte amnistia ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

“Të vetmen gjë që e arriti Krenar Lloga “100%” është amnistia ndaj Gruevskit dhe Mijallkovit”, ka veçuar ai.

Kujtojmë se me ndryshimet e Kodit Penal të propozuara nga Krenar Lloga në kohën kur ishte Ministër i Drejtësisë, u ulën denimet e zyrtarëve për keqpërdorime, përfshirë Gruevskin dhe Mijallkovin.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme