Rreth 50 automjete, përfshirë vetura dhe kamionë të rëndë, janë përfshirë në dy aksidente të rënda zinxhir në autostradën “Trakia”, në rajonin e Jambollit, në Bullgari. Sipas informacioneve nga guvernatori i rajonit, Georgi Çallakov, kanë humbur jetën më shumë se dhjetë persona, ndërsa numri i viktimave mund të rritet. Dhjetëra persona janë lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy aksidentet masive kanë ndodhur në të dy drejtimet e autostradës. Njëri në kilometrin e 289-të, në drejtim të Burgasit, ndërsa tjetri në kilometrin e 294-t, para kryqëzimit “Zimnica”, në drejtim të Sofjes.
Autostrada është mbyllur në të dy drejtimet. Në vendngjarje janë dërguar ekipe të policisë, zjarrfikësve dhe Ndihmës së Shpejtë, ndërsa në operacionet e shpëtimit është përfshirë edhe ushtria.
Në një prononcim për Radion Kombëtare Bullgare, guvernatori i rajonit të Jambollit, Georgi Çallakov, ka bërë të ditur se fillimisht janë konfirmuar pesë viktima. Në një deklaratë për televizionin Nova, ai ka sqaruar se ushtria do të ndihmojë dhjetëra pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit.
Lexo edheMPB-ja përgatit kontrolle të reja në trafik! Kamerat në automjetet policore do të matin shpejtësinë edhe gjatë lëvizjesNë aeroportin e Burgasit ka ateruar një avion transportues ushtarak i tipit “Spartan”. Ai është në gatishmëri për të transportuar të lënduarit rëndë drejt spitaleve në Plovdiv dhe Sofje, nëse paraqitet nevoja.
Për shkak të numrit të madh të automjeteve të shkatërruara, qarkullimi i ambulancave drejt të gjitha pikave të aksidentit është vështirësuar. Për t’u mundësuar ekipeve të shpëtimit qasje më të shpejtë, po hiqen pjesë të barrierës mbrojtëse të autostradës.
Më shumë për këtë
Palmer: Maqedonia e bëri gjithçka që kërkoi BE-ja, bllokada nga Bullgaria krijon precedent të keq për rajoninMaqedoni · 1 ditë më parë
Tragjedi në autostradën e Kroacisë: Dy të vdekur, përmbyset autobusi serbRajon · 2 ditë më parë
Aksident në Tetovë, 13-vjeçari me biçikletë pëson lëndime të rëndaMaqedoni · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












