Dy të rinj nga Gostivari kanë përfunduar në spital pasi u sulmuan fizikisht nga disa persona në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të datës 8 nëntor në rrugën lokale Çajle–Balindoll. Sipas policisë, Xh.J. (23) dhe A.Z. (25), të dy nga Gostivari, fillimisht u është bllokuar rruga nga disa automjete, ndërsa më pas janë sulmuar fizikisht nga disa persona.
Të dy kanë pësuar lëndime trupore, të konfirmuara në Qendrën Mjekësore të Gostivarit.
Policia po ndërmerr masa për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Më shumë për këtë
I mituri sulmohet fizikisht në oborrin e shkollës në fshatin Banjicë e Poshtme, pamjet publikohen në rrjetet socialeMaqedoni · 1 ditë më parë
Sulmohet fizikisht 46-vjeçari nga Çajla para shtëpisë së tij, policia heton rastinMaqedoni · 5 ditë më parë
Sulmohet fizikisht biznesmeni i njohur nga Shkupi brenda Gjykatës ThemeloreMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












