Një i mitur është sulmuar fizikisht në oborrin e shkollës fillore në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit. Ngjarja është filmuar me telefon celular dhe më pas është publikuar në një rrjet social.
Sipas raportimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), sulmi ka ndodhur më 11 nëntor, rreth orës 15:30.
Rastin në polici e ka denoncuar babai i fëmijës, 33-vjeçari I.B. nga fshati, në orën 19:00. Ai ka deklaruar se djali i tij është sulmuar nga një person, i cili shoqërohej edhe nga disa persona të tjerë.
Nga MPB-ja njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.
Më shumë për këtë
Gostivar: Dy të rinj sulmohen pasi u bllokohet rruga me automjeteMaqedoni · 1 ditë më parë
Sulmohet fizikisht biznesmeni i njohur nga Shkupi brenda Gjykatës ThemeloreMaqedoni · 1 javë më parë
Tre të mitur sulmohen nga një grup bashkëmoshatarësh në Aerodrom, disa prej tyre i njihninMaqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












