Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, ka akuzuar BDI-në për pengesa dhe bllokim të procesit të miratimit dhe ratifikimit të marrëveshjes për funksionalizimin e sistemit “One Stop Shop” ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në pikën kufitare Qafë Thanë.
Duke folur në emisionin Debat në TV Shenja, Dauti tha se përshpejtimi i këtij procesi ishte kërkesë e qytetarëve, të cilët përballen me pritje dhe vështirësi në këtë pikë kufitare. Ai theksoi se Shqipëria tashmë e ka përmbushur pjesën e saj, ndërsa në Maqedoninë e Veriut procesi është penguar në Kuvend.
Lexo edheMustafa Dauti: Konfirmohet përparimi i Drejtorisë së Doganave në raportin e Komisionit Evropian!Sipas Dautit, javën e kaluar marrëveshja pritej të vendosej në rend dite, por kjo nuk ndodhi, pasi deputeti i BDI-së, Musa Xhaferi, nuk e përfshiu çështjen në agjendën parlamentare, në Komisionin për Punë të Jashtme, ku Xhaferi është kryetar.
Dauti këtë veprim e cilësoi të qëllimshëm, duke shprehur habinë se një çështje me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët po pengohej nga përfaqësues shqiptarë.
Ai shtoi se pas reagimit të tyre publik, çështja u vendos në rend dite, por theksoi se nuk kishte pritur që zgjidhja të vinte përmes ndërhyrjes së një deputeti shqiptar.
Funksionalizimi i “One Stop Shop” synon lehtësimin e procedurave kufitare, shkurtimin e kohës së pritjes dhe shmangien e kontrolleve të dyfishta për udhëtarët dhe transportuesit në pikën kufitare Qafë Thanë.
Më shumë për këtë
Mustafa Dauti: Aksion i Doganës në Prilep, konfiskohet duhan i paligjshëmMaqedoni · 1 ditë më parë
Drogë e fshehur në DVD dhe CD! Dauti zbulon rastin e kontrabandës në Postën e Shkupit: Dogana në vijën e parë kundër krimit!Maqedoni · 6 ditë më parë
Mustafa Dauti pas garancisë 1.14 milionë euro për Përparim Bajramin: Drejtësia a është e barabartë për të gjithë?Maqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











