Në Kapitullin 29 – Bashkimi Doganor, për të cilin është përgjegjëse Drejtoria Doganore, theksohen veçanërisht:
➡️ Të ardhurat e përgjithshme të arkëtuara nga Drejtoria Doganore në vitin 2025, të cilat ishin 5,2 për qind më të larta krahasuar me vitin 2024, duke tejkaluar shumën prej 2,1 miliardë eurosh.
Lexo edheBDI: Një nga raportet më negative të Komisionit Evropian – politikat e Qeverisë po e kthejnë vendin prapa➡️ Sistemi gjithëpërfshirës i inteligjencës, i krijuar për të mbështetur hetimet dhe zbatimin e ligjit, si dhe sistemi i ri për menaxhimin e rrezikut dhe depozitimin e të dhënave. Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare dhe shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës. Kontrollet bazohen në analizën e rrezikut, të mbështetur nga informacionet e inteligjencës, të dhënat e marra para mbërritjes së mallrave dhe teknikat e selektivitetit.
➡️ Me mbështetjen financiare të BE-së, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, kapacitetet e Sektorit për Kontroll dhe Hetime janë forcuar ndjeshëm përmes sigurimit të automjeteve të reja dhe pajisjeve mbrojtëse, si dhe pajisjeve IT për sallën e serverëve, duke përmirësuar kështu sigurinë informatike të operacioneve doganore.
➡️ Vazhdon zbatimi i Strategjisë për Integritet dhe Luftë kundër Korrupsionit për periudhën 2024–2027.
➡️ Digjitalizimi i mëtejshëm – Është siguruar mirëmbajtja dhe zhvillimi i mëtejshëm i sistemit të Mjedisit të Integruar Tarifor, si dhe ka filluar faza pilot e sistemeve për regjistrimin dhe identifikimin e operatorëve ekonomikë, për menaxhimin e unifikuar të përdoruesve dhe për nënshkrimin digjital EORI.
➡️ Legjislacioni doganor ka një shkallë të lartë të harmonizimit me legjislacionin e BE-së, ndërsa Tarifa Doganore për vitin 2026 është miratuar dhe harmonizuar me Nomenklaturën e Kombinuar të BE-së.
➡️ Ratifikimi i Protokolleve 5 dhe 6, përmes të cilave krijohet një kornizë për lehtësimin e tregtisë nëpërmjet bashkëpunimit doganor dhe liberalizimit të tregtisë së shërbimeve.
Më shumë për këtë
Mustafa Dauti pas garancisë 1.14 milionë euro për Përparim Bajramin: Drejtësia a është e barabartë për të gjithë?Maqedoni · 4 ditë më parë
Durmishi: Vlerësimi pozitiv i Komisionit Evropian, dëshmi e progresit në politikat ekonomikeMaqedoni · 1 ditë më parë
Drogë e fshehur në DVD dhe CD! Dauti zbulon rastin e kontrabandës në Postën e Shkupit: Dogana në vijën e parë kundër krimit!Maqedoni · 1 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












