Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?

Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë prej 1.140.781 eurosh, e ofruar në formë të pronës së paluajtshme, dhe ka marrë vendim për heqjen e masës së paraburgimit ndaj Përparim Bajramit, të akuzuarit të parë në rastin e njohur si “Lotaria”.

Sipas deklaratës së avokatit mbrojtës, Elenko Milanov dhënë për TV21, garancia nuk është vënë nga pasuria personale e Bajramit, por përfshin prona të paluajtshme të prindit të tij, si dhe prona të një subjekti juridik apo kompanie, emri i së cilës nuk është bërë i ditur.

Vendimi është bërë i plotfuqishëm pasi prokurori publik dhe palët hoqën dorë nga ankesa, ndërsa Bajrami pritet të lirohet nga Burgu i Shkupit pas regjistrimit të hipotekës në Kadastër.

Për të garantuar praninë e tij në gjykatë, atij i janë caktuar masa shtesë kujdesi, duke përfshirë konfiskimin e pasaportës, ndalimin e nxjerrjes së dokumentit të ri të udhëtimit dhe detyrimin për t’u paraqitur rregullisht në institucione.

Lexo edhePërparim Bajrami lirohet nga paraburgimi, ofroi me garanci prej mbi 1.1 milion eurosh!

Ndaj Bajramit, më 13 gusht 2026, u ngrit aktakuzë për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, vepër që parashikon deri në pesë vjet burg. Pasi më parë kishte qenë i paarritshëm, ai u dorëzua vetë më 9 shtator për të vuajtur paraburgimin, i cili sipas Ligjit për Procedurë Penale për këtë lloj aktakuze zgjat më së shumti 60 ditë deri më 8 nëntor.

Në seancën e 18 shtatorit, ai u deklarua i pafajshëm.

Në këtë rast, përveç Bajramit, të akuzuar janë edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, ish-sekretari i Qeverisë Metodija Dimovski dhe pesë ish-anëtarë të Bordit Mbikëqyrës. Ata akuzohen se i kanë shkaktuar dëm SHA “Lotaria Shtetërore” prej rreth 9,7 milionë eurosh, përmes një vendimi qeveritar për blerjen e terminaleve të videolotarisë dhe organizimin e pavarur të lojërave të fatit, pavarësisht se kjo e drejtë që nga viti 2013 ishte investuar si kontribut jomonetar prej 6,2 milionë eurosh në kompaninë e përbashkët me “Casinos Austria”.(INA)

Më shumë për këtë

Mustafa Dauti pas garancisë 1.14 milionë euro për Përparim Bajramin: Drejtësia a është e barabartë për të gjithë?Maqedoni · 1 ditë më parëKriptovalutat përfshihen në Kodin Penal, propozohet konfiskimi i pasurisë së transferuar te familjarëtMaqedoni · 14 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme