Përparim Bajrami, i akuzuari i parë në rastin “Lotaria”, do të lirohet nga paraburgimi pasi Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë në patundshmëri në vlerë prej 1.140.781 eurosh.
Sipas njoftimit të Gjykatës, ai do të lirohet nga burgu i Shkupit pasi hipoteka të regjistrohet në Kadastër.
Vendimi është bërë i plotfuqishëm sot, pasi prokurori publik kompetent dhe palët e tjera në procedurë kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës.
Përveç garancisë, Gjykata i ka caktuar edhe masa kujdesi për të siguruar praninë e tij gjatë procedurës gjyqësore. Bajramit i merret pasaporta, i ndalohet pajisja me dokument të ri për kalimin e kufirit shtetëror dhe detyrohet të paraqitet rregullisht në Gjykatë.
Lexo edheQeveria propozon buxhetin për vitin 2027 prej 7 miliardë e 219 milionë euroshKërkesën për zëvendësimin e paraburgimit me garanci, mbrojtja e kishte dorëzuar më 14 tetor. Gjatë vendimmarrjes, Këshilli Penal ka marrë parasysh edhe afatin ligjor të paraburgimit. Nga Gjykata sqarojnë se në këtë rast paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë. Bajrami ishte paraqitur vetë për vuajtjen e masës më 9 shtator, prandaj afati përfundon më 8 nëntor.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup më 13 gusht kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, për të cilën, sipas njoftimit të Gjykatës, parashihet dënim me burg deri në pesë vjet. Paraburgimi i ishte caktuar më herët me propozim të Prokurorisë, pasi ai nuk ishte i qasshëm për organet e ndjekjes. Me heqjen e paraburgimit dhe pranimin e garancisë, procedura gjyqësore kundër Bajramit do të vazhdojë./Tv21
Më shumë për këtë
Vazhdoi gjykimi për “Lotarinë Shtetërore”, dëshmitari i Prokurorisë: Bajrami e quante Grubin “shef”Maqedoni · 4 ditë më parë
Gani Geci lirohet nga paraburgimiLajme · 2 javë më parë
Gjykata rrëzon arrestimet e policisë: Lirohen 27 protestuesit e ndaluarShqiperi · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












