Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka shënuar njëvjetorin e marrjes së mandatit duke nisur një projekt të ri në terren.
Memishi ka njoftuar se pikërisht në këtë përvjetor kanë filluar punimet për rregullimin e trotuarit në fshatin Odër, një kërkesë e kahmotshme e banorëve të këtij vendbanimi.
Në një postim në rrjetet sociale, Memishi theksoi se gjatë marrjes së përgjegjësisë për udhëheqjen e komunës nuk kishin premtuar mrekulli, por ishin zotuar që fjalën ta dëshmonin përmes punës.
„Një vit më parë dhamë fjalën. Sot, puna flet për ne!”, ka shkruar Memishi, duke shtuar se besimi i qytetarëve shpërblehet me punë dhe jo me fjalë.
Lexo edheDaut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektinAi theksoi se për të, pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi, ndërsa punimet dhe projektet në terren do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.„Vazhdojmë!”, përfundoi Memishi.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












