Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Durmishi: Mbi 11 milionë euro investime në “Kiel Maqedoni”, zgjerimi i prodhimit hap mundësi për vende të reja pune

Durmishi: Mbi 11 milionë euro investime në “Kiel Maqedoni”, zgjerimi i prodhimit hap mundësi për vende të reja pune

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, bashkë me deputeten Kaltrina Beqiri dhe zv/kryetarin e Tetovës Albi Qamili, kanë vizituar kompaninë “Kiel Maqedoni” në Tetovë, ku ka theksuar rëndësinë e investimeve të huaja në zhvillimin ekonomik të vendit, modernizimin e industrisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Gjatë vizitës, ministri Durmishi u njoh nga afër me kapacitetet prodhuese të kompanisë, e cila ka realizuar investime prej mbi 11 milionë eurosh në objektin ekzistues në ZZHTI Tetovë, ndërsa ka vendosur edhe një linjë të re të automatizuar të lyerjes me pluhur, investim ky në vlerë prej rreth 1,5 milionë eurosh.

 

Durmishi theksoi se “Kiel Maqedoni” është shembull konkret i një investimi të huaj që jo vetëm ka arritur të zhvillohet me sukses, por vazhdon të zgjerojë kapacitetet dhe të krijojë perspektivë për punësime të reja.

Lexo edheMickoski paralajmëron: Investime të reja, prodhim vendor dhe mbi 1.000 vende të reja pune

 

“Për ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, pikërisht ky është thelbi i investimeve – kapacitete të reja prodhuese, vende të qëndrueshme pune, mundësi për zhvillim profesional të punëtorëve dhe vlerë e shtuar më e lartë në ekonomi”, theksoi ministri Durmishi.

 

Kompania, e cila ka filluar veprimtarinë në vitin 2017, aktualisht numëron rreth 190 të punësuar në dy objektet e saj prodhuese në Tetovë dhe Zhelinë. Me zgjerimin e kapaciteteve dhe funksionalizimin e linjës së re, ku tashmë janë angazhuar pesë punëtorë, pritet të krijohen mundësi për punësime shtesë.

 

Ministri Durmishi vlerësoi veçanërisht faktin që produktet e prodhuara në Maqedoninë e Veriut janë pjesë e zinxhirëve ndërkombëtarë të prodhimit të kompanive të njohura si “Siemens”, “Alstom” dhe “Stadler”, duke dëshmuar potencialin e fuqisë punëtore vendore dhe konkurrueshmërinë e industrisë së vendit.

 

Ai nënvizoi se prioritet i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës mbetet krijimi i një klime të favorshme për investime, zgjerimi i kapaciteteve prodhuese dhe sigurimi i vendeve të qëndrueshme të punës, me mundësi për avancim profesional dhe të ardhura më të mira për qytetarët.

Më shumë për këtë

Kasami: Realizuam 43 projekte infrastrukturore brenda një viti, investimet mbi 10 milionë euroMaqedoni · 5 ditë më parëNKP “Sharri” investon rreth 3 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, janë realizuar 200 intervenimeMaqedoni · 6 ditë më parëDurmishi: Vlerësimi pozitiv i Komisionit Evropian, dëshmi e progresit në politikat ekonomikeMaqedoni · 6 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme