Sot në Maqedoninë e Veriut pritet mot me vranësira të ndryshueshme, intervale me diell dhe reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e fortë nga jugu, e cila në disa zona mund të kalojë shpejtësinë prej 80 km/h.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 9 deri në 13 gradë, ndërsa ato maksimale gjatë ditës nga 18 deri në 25 gradë Celsius.
Lexo edheMoti deri të shtunën relativisht i ngrohtë, të dielën pritet rënie e temperaturaveSipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nga nesër pritet depërtimi i një mase më të ftohtë ajrore nga veriu, që do të sjellë rënie të temperaturave, veçanërisht në pjesët veriore të vendit.
Edhe gjatë ditëve në vijim pritet mot me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu, kryesisht me intensitet të dobët deri mesatar. Në disa lugina mund të paraqitet mjegull gjatë orëve të mëngjesit.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












